Infektimet e fundit, burri dhe fqinja pozitiv me koronavirus, gruaja negative!

Nga 6 rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Durrës, dy janë një burrë dhe fqinja e tij.

Por e veçantë e këtyre dy rasteve është se gruaja e burrit të infektuar ka rezultuar negative ndaj testit.

Burri dhe gruaja e infektuar, janë fqinj mes tyre dhe ishin paraqitur në spital, pas problemeve shëndetësore.

Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik për të zbuluar se nga e kanë marrë virusin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT