Infeksioni i kafshëve, Panariti: Problem mosbindja e fermerëve për vaksinim

Shqipëria nuk është në një situatë emergjente sa i përket kafshëve dhe produkteve të tyre ushqimore, të cilat janë të prekura nga infeksionet.

Deklarata është bërë nga Ministri I Bujqësisë Edmond Panariti.

Duke folur në studion e News24, Ministri Panariti tha se Shqipëria nuk është në situatë emergjente sa i përket bagëtive të prekura nga dermatoza nodulare.

Sipas Panaritit, problem më I madh për dikasterin që ai drejton është mosbindja e fermerëve për vaksinimin e bagëtive si dhe mbajtjen në kushte të këqija si ushqimore ashtu edhe higjieno-sanitare të kafshëve.

“Rastet e shpërthimit të infeksionit nuk kanë të bëjnë vetëm me vaksinën por është një kompleks faktorësh. Ne kemi patur vështirësi edhe për t’i bindur fermerët për t’i vaksinuar kafshët para se të sëmuren se po u sëmurën është e kotë. Ambienti i ndotur e bën kafshën më pak imune. Një kafshë e kequshqyer që mbahet në kushte të mjerueshme, me bajga, insekte etj. sigurisht është e ekspozuar ndaj infeksioneve. Unë në krye të një ekipi të ministrisë së bujqësisë, kemi krijuar një ekip që rri non stop në Lushnjë dhe në Elbasan.  Aty po përqendrohemi fillimisht me trajtimin me antibiotikë të kafshëve të prekura për të shmangur infeksionet dytësore dhe me preparate për ulje të temperaturës sepse në 42 gradë kafsha ngordh. Ne jemi përqendruar në trajtimin e vatrave ku kemi infeksion. Sigurisht po avancojmë edhe me vaksinimet në kafshët e shëndosha”, tha Panariti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT