Infantino ia bën bajat Serbisë: FIFA ka vendosur, kot e keni

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ia ka bërë totalisht bajat Serbisë dhe përfaqësuesit të Federatës së Serbisë në kongresin e 66-të të FIFA-s ku u pranua Kosova.

Kosova u pranua me 80 për qind të votave në FIFA.

Dhe para këtij vendimi të madh, ishte përfaqësuesi i Serbisë ai që ka kritikuar ashpër këtë gjë.

Por, me të përfunduar fjalimi i tij, ka reaguar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shkruan Telegrafi.

“I nderuar përfaqësues i federatës Serbe. Të gjithë kanë të drejt të luajnë futboll. Për këtë në fund vendos FIFA dhe kongresi i saj, dhe jo ju”, u shpreh Infantino.

Kështu përfundimisht Serbia dhe përpjekjet e saj kundërshtuese marrin goditjen e nokatutit. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT