Indrit Gjoni tregon si bëri sherr me Çiljetën për një laps sysh

Këngëtarja Ingrit Gjoni ka rrëfyer së fundmi një sherr që ka paur me miken e saj Çiljeta Xhilagën.

E ftuar në “E diell”, Ingriti solli në vëmendje një sherr të vjetër, kur vajzat janë zënë për një laps sysh.

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh. Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, jo ma dha mua e jo ta dha ty, por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare,”– tregoi Gjoni.

Dy koleget janë njohur publikisht për miqësinë e tyre. Ato kanë pasur edhe disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi”, “Mike dhe rivale” etj.