Indonezi, rrëzohet avioni ushtarak, të paktën 100 të vdekur (foto)

 

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën ditën sotme në Indonezi kur një avion ushtarak i përdorur për transport udhëtarësh është përplasur në tokë vetëm pak çaste pasi u ngrit në ajër, transmeton Gazeta-Shqip

Sipas mediave lokale, avioni i tipit Hercules  në të cilin dyshohet se udhëtonin 113 pasagjerë u përplas mbi dy shtëpi dhe disa makina në qytetin Medina, Indonezi duke u djegur plotësisht.

Fuad Basya, zëdhënës i ushtrisë tha për BBC se avioni u rrëzuar pak pasi u ngrit në ajër, dhe mes viktimave, gjenden edhe 12 anëtarët e ekuipazhit.

Sipas autoriteteve, bilanci i viktimave pritet të rritet pasi dyshohet se nga rrëzimi i avionit nuk ka pasur asnjë të mbijetuar.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT