Indi – 53 të vdekur nga alkooli i falsifikuar

Të paktën 53 persona humbën jetën pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar, në perëndim të Indisë dhe 28 të tjerë ndodhen në spital, njoftoi sot policia, sipas nje transmetimi te atsh.

”Viktimat kishin filluar të ndjeheshin keq pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar”, sipas një zyrtari të policisë së Bombeit, Dhananjay Kulkarni

“Tre të dyshuar janë ndaluar aktualisht”, theksoi zyrtari.

Tetë policë janë pezulluar nga detyra për shkak të neglizhencës në luftën kundër prodhimit të alkoolit të falsifikuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT