Incident me armë: Plagoset anëtari i partisë së Ilir Metës (Video)

Një person që pretendohet  të jetë eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shëngjin është lënduar në një incident pranë një qendre votimi në shkollën e Shëngjinit. Mësohet se i dëmtuari është Florjan Dushku dhe është qëlluar me tytën e armës.  Gazetari i Ora News tha se kishte parë një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital.

“Shikoj një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital. LSI thotë se është eksponent i kësaj partie. Personi është transportuar në spital” raportoi gazetari i Ora News.

Më pas u mësua u mesua se personi ishte plagosur me tytën e armës.  Flitet për disa persona që janë përfshirë në konflikt.

Me njëherë ka reaguar nga selia e LSI në Tiranë, Luan Rama që theksoi se ky është incidenti i tretë i shënuar në Lezhë me përfaqësues të kësaj partie, nga ata që i cilësoi si kriminelë që lëvizin lirshëm pavarësisht policisë.

Ai tha se aktivisti i tyre u plagos nga tre persona të armatosur, që siç tha Rama, “janë pjesë e një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark”.

Duke e cilësuar një rast të përsëritur, Luan Rama bëri përgjegjës Kryeministrin  dhe kreun e policisë Çako.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT