Gjithçka është gati për inaugurimin e Joe Biden si President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia do të nisë zyrtarisht në orën 18:00.

Biden do të betohet për të marrë detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë. Së bashku me të do të betohet edhe zv/Presidentja Kamala Harris.

Autoritetet amerikane kanë marrë masa të forta sigurie pas trazirave që ndodhën në Kongresin amerikan disa ditë më parë. Rreth 25 mijë trupa do të ruajnë ceremoninë e inaugurimit.

Ndërkohë, Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit. Ndërsa zëvendësi i tij, Mike Pence është i pranishëm në inaugurimin e Biden, së bashku edhe me ish-Presidentët e tjerë amerikanë Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton. /tvklan.al