Imami  i xhamisë së Skenderajt, Elbasan Xani, ka arritur të mbrojë disertacionin e doktoraturës me temë: “Roli i Gjuhës Arabe në formimin e aftësisë së Jurisprudencës Islame dhe bazave të saj”, shrkuan Drenica Press.

Këtë ai e bëri duke i thyer dy rekorde:
1. Doktori i parë i shkencave Islame në komunën e Skënderaj-it dhe
2. Këtë sukses e arriti në moshë shumë të re (28 vjeçarë).
Në një postim në rrjetin social ”Facebook” Dr. Elbasan Xani këtë sukses ia dedikoi babait të tij, i cili u vra në luftë nga forcat barbare serbe, por dhe dashamirëve të tij të shumtë.
”Këtë sukses ia dedikoj babait tim të ndjerë Allahu e mëshiroftë, nënës sime të dashur, gruas sime Sumejës, vajzave të mia, familjes sime, dhe të gjithë atyre që sakrifikuan cdo gjë për mua që të arrij deri këtu!”/DRENICA PRESS/