Ilir Latifi është mposhtur në UFC 247 nga amerikani Derrick Lewis.

Shqiptari nga Vushtrria ishte në formë të mirë duke e rrëzuar kundërshtarin tri herë në tapet por nuk ja doli të fitoi.

I befasuar me vendimin e gjyqtarëve është shprehur edhe komentatori i UFC-së, Dominick Cruz.

”Këtyre gjyqtarëve duhet t’ju vij turp nga vetja, Latifi ishte përpara përsa i përket numrave dhe 3 takedown ndaj zero të Lewis.”, ishin fjalët e tij pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë Global Scorecard ka publikuar numrat e plotë të luftës mes Latifit dhe Lewis.