Ibra nuk i mjafton Parisit (Video)

Paris Saint-Germaini ka bërë një hap mbrapa në garën për titullin e Ligue 1 duke humbur si mysafir i Bordeaux 3:2, në Stade Jacques Chaban-Delmas.
Bordeaux kaloi e para në epërsi me golin e Lamine Sane në minutën e 18’ të pjesës së parë. Me ketë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë Zlatan Ibrahimovic e barazoi rezultatin në minutën e 50’.
Golin e dytë për vendasit e shënoi Wahbi Khazri në minutën e 70’ që e riktheu epërsinë për nikoqirët. Përsëri barazoi sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic në minutën e 85’, nga pika e bardhë. Golin e fitores për Bordeaux e shënoi Diego Rolan në minutën e 89’.
Me ketë humbje Paris Saint-Germain është një pikë prapa Lyonit që në këtë xhiro zhvillon derbin si mysafir i Marseille. /Drenica Press/





- Advertisement -

MË TË FUNDIT