Ibra: I nxora në pension danezët

Zlatan Ibrahimovic mbetet personazh, brenda dhe jashtë fushës. Kundër Danimarkës si zakonisht e morri ai rolin e protagonistit me tre gola të shënuar në dy ndeshjet e play off. Dygolësh në sfidën e fundit , ku në finalizimin e parë mund të vlerësohet lëvizje ma të cilën lirohet nga markimi dhe vërsulet drejht topit, nëdërsa në golin e dytë nuk mund vecse të admirohet goditja e tij perfekte me trajektorin që i jep topit për të shmangur murin mbrojtës dhe për të shkuar në rrjetë. Ishte një lëvizje “shah mat”, pasi vuri kualifikimin e Suedisë në kasafortë duke eleminuar Danimarkën. Ibra siguron pjesëmarrjen në Europianin e katërt rradhazi për të. Danezët para ndeshjes e kishin provokuar, ose të paktën provuan ta bënin një gjë të tillë bnëpërmjet hedhjes në internet të një videoje ku vinin në lojë simbolet suedeze, që nga Pipi Corapegjata e deri te Ikea, Mbreti Gustav apo grupi muzikor Abba, duke mos harruar këtu dhe Ibrën. Humor nordik që me sa duket nuk i ka pëlqyer shumë Zlatanit që me dygolëshin e tij bëri të heshtnin 40 mijë të pranishmit në Parken Stadium të Kopenhagen, ndërsa pas ndeshjes nuk vunoi t’ju përgjigjej danezëve duke mos ju lënë gjë magut për videon që kishin nxjerrë.

” Donin të më nxirrnin në pension, por ndodhi e kundërta pasi isha unë që nxorra në pension gjithë vendin e tyre”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT