Ia pa sherrin Facebook-ut/ Arrestohet vushtrriasi pasi tentoi të shiste miell

Policia në Vushtrri ka arrestuar një të dyshuar mashkull i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook tentoi të shiste miell.

Për 100kg miell i dyshuari dëshironte 80 euro, njofton Klan Kosova.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nëpër mes rrjeteve sociale në Facebook kishte postuar se ka miell për të shitur 100 kg me
çmim 80€. Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunal kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg. I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT