I thyejnë makinën për të shpëtuar gruan e ngrirë, ajo që gjejnë brenda i lë pa fjalë

Temperaturat ditën e djeshme kanë shënuar në -13 gradë celsius në SHBA, duke u shoqëruar edhe me reshje dëbore.

Ndërkohë, në rajonin e policisë së Hudson, New York, është regjistruar një telefonatë e cila kërkonte ndihmë për shpëtimin e një gruaje të moshuar, e cila kishte ngrirë brenda një makine.

Policia është nisur menjëherë në vendngjarje, dhe pasi kanë parë imazhin e një gruaje të moshuar brenda në makinë e cila qëndronte pa lëvizur, kanë thyer xhamat dhe kanë hapur dyert. Por… ç’të shihnin?! Ajo ishte thjeshtë një manekin.

Pasi kanë kontaktuar me pronarin e makinës, ai u ka sqaruar se e kishte përdorur thjeshtë si një ndihmë për trajnimin mjekësorë, duke theksuar se i vinte inat që policia i kishte thyer xhamat e makinës.