I riu me prejardhje nga Kosova që po çmend NBA me rekordet e tij

Basketbollisti slloven me prejardhje nga Kosova, Luka Doncic, ka bërë histori në NBA, me , me një triple-double, të martën mbrëma.

Në fitoren e ekipit të tij Dallas, ndaj Sakramentos, 114 me 110, djaloshi me rrënjë nga Klina, regjistroi 34 pikë, 20 kërcime dhe 12 asistime.

Me këto shifra, ai bëhet lojtari i parë i Mavericks që realizon diçka të tillë. Asnjë basketbollist tjetër në histori të këtij klubi nuk ia doli të arrijë triple- double me të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.

Përveç kësaj, Doncic regjistroi edhe një rekord tjetër magjik, në të gjithë ligën. Ai u bë lojtari më i ri në NBA, që regjistron triple-double me të paktën 30 pikë e 20 kërcime. Këtë, Doncic e arriti vetëm 21 vjeç e 158 ditë.

Pak kohë më parë xhaxhai i Luka Doncic ka folur për “Klan Kosova”, ku ka treguar edhe vendin, ku ka lindur i ati i basketbollistit të njohur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT