I publikuan videon duke u rrahur, reagon ashpër konkurrenti i “Për’puthen”

Emisioni “Për’puthen” tani ka nisur me sezonin e ri televiziv dhe janë realizuar disa takime mes konkurrentëve të rinj.

Në studio u prezantuan edhe tre djem të rinj, por që secili nga ata kishte një lidhje me sezonin e kaluar. Më pas, publiku do të jetë ai që vendos se cili nga djemtë do të vazhdojë rrugëtimin e tij në emisionin e dashurisë.

Një nga djemtë që erdhi në studio, në fakt kishte qenë edhe sezonin e kaluar si konkurrent. Por, ai kishte vënë rekord për qëndrimin më të shkurtër në studio.

Fjala është për Dorin i cili sapo hyri në studio, u ngatërruar me Eri Agën. Diskutimi i acaruar vazhdoi edhe në prapaskenë ku situata degradoi në fizike. Kështu, Dori dhe Eri u përjashtuan nga emisioni.

Ai erdhi sërish me dëshirën që të tregonte veten edhe një herë dhe gjatë prezantimit të tij u transmetua edhe videoja ku shfaqet e gjithë përleshja.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-konkurrenti, Eri Aga me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Meqe kto legenat e perputhjes nxjerrin videot e mia akoma dhe pse ka nji vit qe ka ndodh ja se e nxjerr un videon e paster qe ato jan perpjek me e mbulu.Dhe ju doni me rrit audiencen me videot e mia ja se ju a rris un po njerzit e kan marr vesh kush jeni ju sepse e kam then e ne intervista qe kte morrin e keni fut per tmprovoku mu nervat edhe tme perjashtonit se e dinit qe po tisha un brenda ju nxirrja tgjitha tpalarat prandaj mi prisnit pjeset ne xhirime kur un thoja tverteten dhe per cdo gjo qe kam thon ne intervista ka dal e verteta ime o emision i degjenerum mos u merrnit me mu se ju pata len rehat po flija tani jam zgju nga gjumi dhe fillon punon trruri perseri per ekstremizma😉..Edhe boni report prap me mbyll instan po mu nuk ma ha per nji instagram vetem tju degjeneroj juve le te mbyllet instagrami”, shkroi ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT