Banorët e Wuxi të Kinës lindore, e kanë konsideruar hero një të moshuar, i cili duke vënë në rrezik jetën e tij, hyri në banesën e fqinjit për të nxjerrë nga aty një bombol gazi në flakë. Ai nuk donte që bombola të shpërthente brenda në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur më 2 dhjetor 2016, por videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë së një dyqani, janë publikuar më vonë. Nga pamjet shihet 63-vjeçari Cai Dingfeng që del nga shtëpia e fqinjit duke tërhequr bombolën e gazit.
Në video nuk shihet se deri në ç’vend ka shkuar 63-vjeçari me bombolën e gazit, por raportohet se ai e ka tërhequr atë deri pranë një lumi ku e ka hedhur në ujë në mënyrë që të shuante zjarrin dhe që të mos shpërthente.
- Advertisement -