Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ka goditur me veturë dy persona të tjerë.
“Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë të mitur një femër dhe një mashkull K-Boshnjakë . I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/
- Advertisement -