“Ne ishim 27 vetë dhe u ngritëm vetëm gjashtë prej nesh. Do të thotë 21 janë vrarë në atë vend. Unë aty edhe jam plagosur. Në atë moment trupi i nxehtë fort s’kam ndjerë dhimbje”.

I mbijetuari i masakrës në fshatin Shtuticë, Rifat Bilalli, ka rrëfyer për tmerrin që e ka përjetuar 22 vjet më parë.

Në emisionin Info Magazine ai ka treguar se është plagosur me pesë plumba nga forcat serbe dhe tre prej tyre ende i mban si kujtim.

“Më 30 prill në orët e hershme posa u zgjuam, nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Në këto dy fshatra kishte kohë që ishin grumbulluar një numër i madh i familjarëve të fshatrave tjera”.

“Ne morëm vendim që gratë, fëmijët dhe pleqtë të vijnë në këtë shkollë, kurse meshkujt të strehohen nëpër pyll”.

“Banorët ishin në panik, kështu që janë vendosur dhe strehuar aty ku ua ka marrë vet mendja atyre se janë më të sigurt”.

“Isha i plagosur me pesë plumba – prej të cilëve tre i nxjerra pasi u lirova. U plagosëm në anën e Izbegut tek Gurët e Bardhë. Ne vetëm u strehuam atje pasi menduam që ishim më të sigurt”.

“Një komandat i tyre, thotë shikoni një lug aty është një gropë mos ka diçka. Pa i përfunduar fjalët, atë veç ishin afruar duke bërtitur [Evo teroristi] dhe kanë filluar të gjuajnë breshëri plumbash mbi ne”.

Bilalli ka treguar se një mësues i gjuhës shqipe në atë moment ka bërtitur “ne nuk jemi terroristë, por jemi civilë”.

“Ne ishim 27 vetë dhe u ngritëm vetëm gjashtë prej nesh. Do të thotë 21 janë vrarë në atë vend. Unë aty edhe jam plagosur. Në atë moment trupi i nxehtë fort s’kam ndjerë dhimbje”.