I magjepsur pas Adës, por Edin e “Për’puthen” e fotografojnë në aeroport me të dashurën

Që kur hyri në “Për’puthen 3” bëri bujë në media.

Djali nga Juniku i cili jeton në Zvicër po merr vëmendje të madhe në secilën puntatë të emisionit.

Sidomos pas takimit me Adën vajzën më seksi në “Për’puthen”, ani pse takimi nuk shkoi mirë vazhdon të jetë një nga konkurrentët më të përfolur në mediat rozë.

Në puntatën e fundit ai sërish ktheu vëmendjen tek vetja me veprimet ndaj Adës, e cila herën e kaluar e kishte refuzuar edhe për takimin 4 minutësh.

Por, një ndjekës i faqes së njohur në instagram “Demaskojmë Përputhasit”, ka vendosë ta demaskojë Edin duke dërguar fotografi të tij dhe të dashurës teksa ndodheshin në aeroport.

“Pershendetje te Nderuar/a desha t’ju pershendes dhe te dergoj nje foto nga aeroporti i Prishtines , me date 26.09.2021 rreth ores 15:50 Eduarti me te dashuren e ti.Ajo ishte duke udhetuar per ne Zvicer , saktesisht per ne Basel.Isha edhe un me te njejten kohe , po ashtu edhe ne te njejtin aeroplan per ne Basel , kisha pas deshir qe ket foto ta publikonit ne faqen tuaj. Jam nje milion perqind e sigurt qe eshte e dashura e ti , per fat te keq nuk kam mundur te bej nje foto tjeter kur ësht pershendetur (Perqafuar dhe puthur ne buz).Eduardi me te kishe edhe disa udhëtar qe me penguan te beja foto te tjera , ju pershendes nga zemra me respekt.(Anonim)”, kështu ka shkruar ndjekësi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT