I lindur në Suedi dhe me origjinë nga Tropoja, Edi Sylisufaj bëhet shqiptari i parë që zgjedh Kosovën

Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar, Edi Sylisufaj, ka vendosur të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Federata e Futbollit në faqen e saj zyrtare.

I lindur në Suedi, Sylisufaj luan me skuadrën e Falkenbergs, ku këtë sezon ka shënuar 5 gola që prej fillimit të ndeshjeve në muajin qershor, ndërsa më herët ka luajtur edhe me skuadrat e moshave të Suedisë.

Interesant është fakti se sulmuesi Sylisufaj është me origjinë shqiptare, ndërsa prindërit i ka nga Tropoja.

I lindur në Suedi në 8 mars të 2000, sulmuesi i Falkenbergs bëhet shqiptari i parë që do të luajë për Kosovën.

Aktualisht Federata e Futbollit në Kosovë ka nisur procedurat për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm për Sylisufajn dhe gjasat janë që sulmuesi 20-vjeçar të grumbullohet nga Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Dardanëve që në muajin shtator.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT