I lëshon ashensori,lëndohen katër punëtorë në Pallatin e Drejtësisë

Zyrtarë të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë thënë se tani ndihmë janë duke kërkuar dy persona.

“Janë dy të lënduar në boshtin kurrizor. Ju them se ata janë jashtë rrezikut”, kanë thënë njëri prej zyrtarëve.

Katër punëtorë të Gjykatës së Apelit janë lënduar derisa ndodheshin në një ashensor, kur ky mjet i ka lëshuar ata.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi administratori i Gjykatës së Apelit Feriz Berisha.

“Lifti i ka lëshuar katër persona që kanë qenë të hipur në të. Këta punëtorë janë: Kadri Avdiu, Sanije Nebihu, Makifete Saliuka dhe Fiknete Hoti,” tregoi administratori Berisha.

Ai bëri me dije se tre nga këta punonjës janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Pallati i Drejtësisë që nga hapja e tij ka pasur probleme të njëpasnjëshme.

Njësoj si tash, katër punëtorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës qenë lënduar më 5 mars, kur u rrëzuan raftet e arkivit të kësaj prokurorie.

Më 26 shkurt edhe uji depërtoi në një pjesë të këtij pallati.

Ky pallat kushtoi mbi 30 milionë euro, 26.1 nga të cilët janë dhënë donacion nga BE-ja.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT