Gentrit Gashi nga fshati Sllovi ka nevojë për ndihmë financiare.

Ai duhet të niset për shërim në Turqi ndërsa i duhen edhe 3 mijë euro për operacionin të cilit duhet t’i nënshtrohet.

Gentritit i është kërkuar që të operohet në sy në Turqi, pasi që trajtim nuk ka mundur të gjejë në Kosovë.

Ndërsa, ai edhe mëherët i ishte nënshtruar disa intervenimeve, por që nuk kishin pasur sukses.

Familjarë të tij kanë thënë se Gentrit i ka humbur 4 termine për operim për shkak se nuk ka mundur t’i siguroj parat e nevojshme.

Ata kanë thënë se nga Ministria e Shëndetësisë ua kanë lëshuar 1 mijë euro, ndërsa ju duhen edhe 3 mijë për të ju nënshtruar operimit.

Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Gentritin, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit të familjes së tij: 044530975.