Dy fëmijët e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në Novi Sad të Serbisë, u varrosën sot në fshatin Terstenik të Drenasit, në prani të shumë bashkëbanorëve e zyrtarëve të komunës të udhëhequr nga nënkryetari i komunës së Drenasit, Arsim Haxhia.
Sipas familjarëve të të ndjerëve, aksidenti ndodhi pasi një person i cili ishte në gjendje të dehur doli në autostradë e më pas një kamion kishte përplasur disa makina. Pos dy fëmijëve të vdekur, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe babai i fëmijëve i cili është në koma. Edhe xhaxhai i tyre është duke u trajtuar në spitalin e Novi Sadit.
Përveç dy fëmijëve të ndjerë, familja Dvorani kanë edhe një vajzë.
- Advertisement -