Sot në mesditë i’u dha lamtumira e fundit 28-vjeçares nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila mbrëmë humbi jetën si pasojë e infektimit me coronavirus.

Mjekja e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi, bëri të ditur të shtunën se e ndjera ishte shtatzënë në javën e 25-të.

Ceremonia mortore u zhvillua vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe miqtë e afërm, duke respektuar masat anti-COVID.

28-vjeçarja ishte një nga grimeret më të njohura në Vushtrri dhe la pas vetes bashkëshortin dhe një vajzë.