I digjet vetura derisa po e ngiste atë, pëson lëndime

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, dje në orën 10:55, ka marrë informatën për një veturë e cila është përfshirë nga zjarri.

“Viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me veturë, në rrethana të panjohura vetura i është përfshirë nga zjarri. Ngasësi-viktima në momentin e zjarrit ka arritur të largohet nga vetura, me ç’rast ka pësuar edhe lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, raporton Policia, njofton Koha.net.

Mësohet gjithashtu se njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.