I digjet vetura bashkëpunëtorit të Pacollit, Valon Llukës (Foto)

Valon Lluka njihej ndryshe edhe si bashkëpunëtor i Behxhet Pacolli. Pos lidhjeve të ngushta me Pacollin, Lluka ka edhe raporte të mira me të parën e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Sipas një raportimi të cilin e bëri Express-i, Lluka së bashku me Pacollin kanë hapur disa fabrika në Kosovë.

Ky nuk është kërcënimi i parë ndaj Valon Llukës, më herët atij i ishte vendosur edhe një bombë tek shtëpia e tij, të cilën Policia e Kosovës kishte arritur ta tërhiqte me sukses.

Kështu duket vetura e Valon Llukës pas djegies në Gjakovë

- Advertisement -

MË TË FUNDIT