I deformohet fytyra, shkaku i alergjisë është ngjyra e flokëve (FOTO)

E inspiruar nga Jessica Alba dhe Khloe Kardashian, një grua 25-vjeçar, kërkoi që të lyej flokët me dy tone të ndryshme ngjyrat – në maje më të errët, kurse pjesët tjera të flokëve me ngjyra më të hapura

Lyerja e flokëve bëri që Amy Caddick, të pësoi sulm alergjik, transmeton Telegrafi.

Fytyra e gruas është ënjtur aq shumë, sa që ajo është dashur të shtrihet për tre ditë në spitalin e Liverpool.

Deformimi i fytyrës, ka bërë që nëna e dy fëmijëve, të ketë përkohësisht një sy të mbyllur.

“Fëmijët frikësoheshin nga unë, sepse nuk më njihnin” ka thënë Caddick për ditët e saj të tmerrshme, me fytyrë të ënjtur si të “elefantit”.

Mjekët kanë thënë se kjo ka qenë pasojë e përbërjes, në ngjyrën që i është vendosur asaj në kokë, duke i shkaktuar alergji.

Image

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT