Hyseni mbron Policinë, thotë se nuk do të lejohet dhuna

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, tha të enjten në një konferencë për media se Policia e Kosovës asnjëherë nuk do të marrë urdhra politik, ndërsa tha se në protestën e djeshme Policia e ka zbatuar për mrekulli ligjin.

Ai tha se të gjithë kanë preferenca, por rendi dhe rregulli duhet të jenë primar për shtetin.
Ministri i Brendshëm i quajti të papranueshme përdorimin e gurëve, shisheve me koktej molotovi në drejtim të policisë.
Ai po ashtu e quajti të papranueshme djegien e kontejnerëve dhe këtë sipas tij, nuk e përkrahin qytetarët.
Ministri i Brendshëm tha se të gjithë kanë të drejtë proteste, por iu bëri apel prindërve në Prishtinë të mos manipulojë askush me fëmijët e tyre.
Ai tha se askush nuk do të amnistohet nga barra e përgjegjësisë që bart.
Hyseni tha se nëse opozita po organizon protestat për shkak të demarkacionit dhe asociacionit, atëherë le të diskutohet në Kuvend, e jo të dilet në rrugë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT