Zëvendës ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka njoftuar se ka pezulluar marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e një vendimi tjetër, raporton Gazeta Blic.

Njoftimin e ka bërë vet Durmishi në faqen e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:

raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.

Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.