Hysaj pranë realizimit të një ëndrre, kërkohet nga Interi

 

Ëndrra më e madhe e Elseid Hysaj mund të bëhet realitet në verë. Futbollisti i përfaqësues shqiptare e ka shprehur shpeshherë se një ditë dëshiron të luajë për skuadrën e tij të zemrës, Interin dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Hysaj në merkaton e ardhshme mund të transferohet pikërisht në radhët e klubit zikaltër.
Roberto Mancini po kërkon përforcime për krahët e mbrojtjes dhe duke parë formën fantastike që po shfaq 21-vjecari shqiptar me fanellën e Empolit, Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka hedhur vështrimin pikërisht nga Hysaj. Ishte vetë menaxheri i talentit i Kombëtares Kuqezi, italiani Marco Piccioli, i cili zbuloi për mediat italiane interesimin e Interit për Hysaj.
“Mendoj se Elseid është një nga futbollistët më të mirë në rolin e tij në Serinë A, ai po tregon vlerat e tij edhe me përfaqësuesen shqiptare dhe është mëse normale që për të të interesohen klubet më me emër italiane”- deklaroi menaxheri i 21-vjecarit.
“Hysaj po zhvillon një sezon të madh dhe mund të përmirësohet akoma edhe më shumë në të ardhmen” vijoi në fjalën e tij Marco Piccioli. Në lidhje me merkaton menaxheri i futbollistit shqiptar theksoi se është e vërtetë që Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka shfaqur interes për klientin e tij, megjithatë Piccioli shtoi se për Hysajn po lëviz dhe Lazio por edhe disa klube gjermane.
Gjithsesi ky i fundit e mbylli intervistën e tij duke deklaruar se Interi mbetet prioriteti i Elseidit pasi që i vogël ai ëndërron të mbajë veshur fanellën e klubit zikaltër./SS/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT