Hyjnë në fuqi ligjet për mandatin e EULEX-it

Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin EULEX-it dhe ai për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e EULEX-it kanë hyrë në fuqi dy javë pasi janë miratuar mes polemikash në Kuvendin e Kosovës.

Dy ligjet që kanë të bëjnë me zgjatjen e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë hyrë në fuqi dje pasi që janë dekretuar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe menjëherë janë botuar në Gazetën Zyrtare.

Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin EULEX-it dhe ai për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e EULEX-it kanë hyrë në fuqi dy javë pasi janë miratuar mes polemikash në Kuvendin e Kosovës.

Dekretimi dhe publikimi i ligjeve nënkupton se EULEX tashmë ka mandat për ta rifilluar punën aty ku e ka lënë më 14 qershor në mesnatë, përfshirë edhe vazhdimin e hetimeve në rastin e tjetërsimit të pronave në të cilin është i përfshirë ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Azem Syla, transmeton kallxo.com.

Mandati aktual i EULEX-it përfundon më 15 qershor 2018.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT