Hungaria ka kërcënuar me mbylljen e kufijve, në mënyrë që të parandalohet hyrja ilegale e kosovarëve që në Humgari po hyjnë përmes Serbisë, njofton BBC.
Sipas BBC-së, nga shtatori i vitit 2014, më shumë se 30,000 njerëz janë kapur duke tentuar që të bëjnë këtë udhëtim.
Shumica janë migrantë ekonomik, që tentojnë të ikin nga varfëria dhe papunësia, shkruan ndër tjerash BBC.
Hungaria është destinacioni i parë i mijëra kosovarëve që po ikin nga Kosova, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.
Kjo për shkak se më lehtë po dalin nga Serbia në Hungari.
- Advertisement -