Hungaria drejt ndërtimit të një muri përgjatë kufirit me Serbi

Duket se shteti Hungarez ende nuk ka hequr dorë nga ideja që të ndërton një muri të gjatë përgjatë kufirit me Serbinë. E gjithë kjo bëhet e ditur se nuk ka të bëj me marrëdhënie jo të mira me shtetin serb, mirëpo për të ndalur fluksin e emigrantëve të cilët kalojnë nga Serbia për në Hungari.

Edhe pas takimit në Budapest të dy kryeministrave Aleksandër Vuçiq dhe Viktor Orban, duket se shteti hungarez nuk ka hequr dorë nga një ide e tillë.

Tashmë është e sigurt që vija kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë e cila është e gjatë 175 kilometra, së shpejti do të mbrohet nga një mur i lartë katër metra. Ndërtimin e këtij muri, ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e ka drejtuar kundër Serbisë. “Ndërtimi i murit nuk do të thotë mbyllje e kufirit me Serbinë, por vetëm dëshirojmë të parandalojmë kalimin e paligjshëm, transmeton bujanoci.net.

Do të vendosim pikëkalime të reja kufitare dhe do ti zgjerojmë ato. Kam kërkuar nga kryeministri Vuçiq që të më kuptojë në këtë pyetje”, ka deklaruar kryeministri Orban.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT