Hungari: Emigranti sirian dënohet me 10 vjet burg, e kishte gjuajtur me gurë policinë

Një gjykatë në Hungari e ka dënuar sot një emigrant sirian me 10 vjet burg, nën akuzat se kishte marrë pjesë në trazirat e vitit të kaluar në kufi me Serbinë.

Ai kishte hedhur gurë në drejtim të policisë në përpjekje për t’i detyruar që ta hapnin kufirin, transmeton Express.

Sipas ligjit hungarez, një veprim i tillë cilësohet si akt terrorizmi.

Ahmed Hamed, 40-vejçar, shpërtheu në lot kur gjykatësi e dha vendimin preliminar për dënim me burg.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT