Humels: Goli i Tevezit na tronditi!

 

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, ka deklaruar se goli i parë i Juventusit në takimin e dytë të 1/8 së finales kishte befasuar skuadrën gjermane.
“Goli i parë i pësuar në fillim ishte tronditës për ne”, tha Humels.
Sipas mbrojtësit gjerman skuadra e tij dështoi të krijoi raste në pjesën e dytë, dhe se skuadra nuk ishte në nivel me Juventusin.
“Gjatë gjithë ndeshjes dështuam të krijojmë raste për gol në pjesën e dytë humbëm komplet ritmin dhe në fund rezultati ishte i merituar. Nuk mund të themi që ishim në nivel të njëjtë me Juventusin sonte”, ka thënë Hummels.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT