Humbësi i tre palë zgjedhjeve Isa Mustafa vazhdon ta mburrë veten dhe LDK-në!

Vazhdon (vet)celebrimi i Isa Mustafës dhe LDK-së. Mustafa i cili tash 100 ditë është në krye të Qeverisë së Kosovës edhepse humbi tre palë zgjedhje si kryetar partie mori postin e shefit të Qeverisë dhe kjo duket që atij po i mjafton që ta vendosë herë veten e herë LDK-në në piadestalin e historisë së kësaj partie. Për këtë atij vazhdon t’i shërbejë edhe “xhiroja” dhe data e 25 vjetorit të LDK-së për të lavdëruar veteveten. Kështu edhe sot kur Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë po shënon 25 vjetorin e themelimit të saj Mustafa është shfaqur para llapjanëve. Para kësaj kreu i kësaj dege, Agim Veliu ka thënë se LDK ka kontribuuar në vazhdimësi për jetësimin e pavarësisë së Kosovës. LDK sipas tij shquhet për vlerat e saj.
“Dega e LDK-së në Podujevë mbetet e përkushtuar që të punojë fuqishëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Veliu.  Sipas tij zgjedhjet e brendshme në LDK janë demokratike dhe do ta legjitimojnë udhëheqjen e re të LDK-së.
E në anën tjetër, kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se LDK mburret me veprën e saj. LDK e kanë lakmi partitë tjera për organizimin e saj. Kjo parti sipas Mustafës ka marrë përgjegjësi qeverisjen e vendit.
“LDK ka përgjegjësi për zhvillimin e  vendit, në hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në përmirësimin e gjendjes në arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Mustafa.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT