Humbë jetën nxënësja, shkelet me makinë

  • Viktima E. D, nëntëvjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që kishte ndodhur në fshatin Nabergjan të Pejës. Siç njofton policia e Pejës, viktima ishte duke u  kthyer nga shkolla me automjetin që po  bënte transportin e nxënësve, derisa ky i fundit e kishte zënë përfundi kur ajo po zbriste nga furgoni.

    Sipas mjekut kujdestar, viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës pa shenja jete, njofton policia.

    “Njësitë policore të NjKRR-së kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve, deri te aksidenti kishte ardhur përderisa i dyshimti J. B. (1982) kishte qenë duke bërë transport të fëmijëve nga shkolla e Nabergjanit për në drejtim të shtëpive të nxënësve, dhe me të arritur në lagjen e ashtuquajtur ‘Te Lunajve’ kishte zbrit një fëmijë dhe më pas është nisur prapë me mjetin fugon duke mos e siguruar derën e djathtë nëpër të cilën dalin fëmija, i është hapur dera dhe i është rrezuar në tokë viktima E. D. (9 vjeç) të cilën e kishte futur përfundi kombit dhe i kishte kaluar përmbi me gomën e pasme të anës së djathte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Sipas policisë, i dyshuari J. B. me vonesë e kishte diktuar rastin dhe nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes. Ai fillimisht kishte shpërndarë nxënësit tjerë në shtëpitë e tyre dhe ishte kthyer në vendin e ngjarjes ku kishte lënë furgonin e tij dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij për shkaqe sigurie, njofton policia.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës iu lirua familjarëve për ceremoninë e varrimit, ndërsa të dyshuarit i është lëshuar urdhri i ndalimit policor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT