Humb jetën në aksident kosovari 24 vjeçar

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Full-Reuenthal (kantoni Aargau) ka humbur jetën kosovari 24 vjeçar.

Nga shkaqe ende të panjohura ai me makinën e tij VW Golf ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan 20min.ch, transmeton albinfo.ch.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 15.20.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Aargaut, kosovari ishte duke shkuar në drejtim të Leibstadt-it, kur makina kishte rrëshqituar jashtë rrugës dhe kishte goditur drurin, transmeton albinfo.ch.

Një person i tretë kishte njoftuar policinë por kur ajo kishte ardhur e kishte gjetur të riun pa shenja jete.

Rruga Rheintalstrasse ka qenë e bllokuar për trafik deri në orën 22.15.

Prokuroria shtetërore Brugg ka nisur hetimet lidhur me rrjedhën e aksidentit ndërsa policia është në kërkim të dëshmitarëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT