Një djalë 23 vjeçar nga Gadimja e Lipjanit është zhdukur nga data 12 tetor.

Bëhet fjalë për Shqipdon Aliun, i cili ka dal nga shtëpia në këtë datë dhe nuk është kthyer më raporton Gazeta Blic.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënëses për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Me datën 14 tetor rreth orës 17:00 në stacionin policor në Lipjan është raportuar për një person të zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me Prokurorinë janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Shqipdon Aliu është i gjatë rreth 1.60.

Familjarët lusin të gjithë ata që dijnë informacione për vendodhjen e 23 vjeçarit, të lajmërohen në këta numra të telefonit, ose tek Policia e Kosovës:

045 855 325 dhe 049 155 625.