Huawei lançon baterinë që karikohet super shpejt

Të premten, kompania Huawei njoftoi Watt Lab-in e saj – një pjesë e Institutit Qendror të Kërkimeve Huawei – ka zhvilluar baterinë litium-jon ku pretendohet se mund të karikohet 10 herë aq shpejt se sa karikohet aktualisht një bateri.

Në një video që demonstron teknologjinë (më poshtë), një bateri smartfoni karikohet 68% në dy minuta, ndërsa një smartfon me bateri standarte karikohet vetëm 2%. Ka një një paralajmërim të rëndësishëm për këtë provë: Bateria e përdorur ka një kapacitet prej 600 milliamp/orë (mAh), e cila është shumë më e ulët se bateritë që ju do të gjeni në smartfonët e sotëm.

Sipas Techsot.Al bateritë janë çertifikuar nga departamenti i testimit të Huawei , ndërsa ende nuk janë publikuar detajet për shitjen e tyre në tregun e teknologjisë.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT