HTC prezantoi katër telefona të rinj Desire, kushtojnë më pak se 200 dollarë

    HTC ka vendosur që të krijojë telefona inteligjentë me parametra mesatarë dhe çmim të arsyeshëm, meqë me pajisjet e cilësisë së lartë nuk ka pasur edhe aq sukses. Kompania prezantoi sot katër telefona të rinj të serisë Desire, të cilët janë krijuar për klientët që duan të blejnë një telefon buxhetor.

    Katër pajisjet e reja Desire janë: Desire 520, 526, 626 dhe 626S.

    Disa nga veçoritë e këtyre pajisjeve janë:

    • Procesori Qualcomm Snapdragon 210

    • Kamerë të pasme 8 megapikselë

    • Bateri me kapacitet 2000 mAH

    • Karta microSD

    • Android 5.1 Lollipop me ndërfaqen Sense 7

    Desire 520 dhe 626S përmbajnë 1GB RAM, ndërsa Desire 526 dhe 626 përmbajnë 1.5GB RAM. Ndërkohë, të dyja pajisjet Desire 626 vijnë me ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë, ndërsa Desire 526 ka ekran 4.7 inç qHD dhe Desire 520 ka ekran 4.5 inç me rezolucion FWVGA.

    Këto pajisje do të kushtojnë më pak se 200 dollarë. /krokodili/