Sot në Drenas janë pajtuar dy familje, të cilat ishin në hasmëri pas një konflikti me armë muaj më parë, njofton Gazeta Online Drenicapress.info
Familja Topalli nga Baica dhe familja Gjeli nga Likozhani i kanë dhënë fund hasmërisë, duke i shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.
Kontributë si zakonisht në shuarjen e hasmërive po japin hoxhallarët, ashtu siq ndodhi edhe sot me hoxhë Osman Musliun dhe hoxhë Fatmir Latifin, i cili nga Mitrovica kishte ardhur në xhaminë e Drenasit për t’i pajtuar këto familje.
Lidhur me këtë pajtim, hoxhë Osman Musliu ka shkruar: “Sot date 20.05.2018 ne xhamin e Drenasit pas namazit te Drekës u pajtuan Familja Topalli nga Baica dhe ajo Gjeli nga Likoshani i Drenasit Lusim Zotin qe te ketë sa ma pak ngatërresa ne popullin tone e nëse ketë te kem pajtime mes veti e jo hakmarrje Amin!”
Të kujtojmë se në ekipen e hoxhë Fatmir Latifaj bënin pjesës edhe Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasoma, Idriz Shtutica dhe Ukë Ukaj./Drenicapress.info