Hoxhë Osman Musliu kujton rapsodin Osman Sef Mleqani

Shkruan hoxhë Osman Musliu

Sot 4 vite pa ty … !
Sot përkujtojmë Rapsodin Osman Sef Mleqani
Kur mendon për Bacin Osman te bijën ne mend shume gjera …E kupton se dy tela te sharkisë nuk janë veç dy tela; por janë sikur vijat e bardha te rrugës qe te ndajnë
kahjet e rrugës,njashtu edhe kënga e Osman Sefes na ndihmoj te ndahemi nga tradhtia dhe jo njerëzia , dhe te qojnë tek liria, atdhedashuria, dashuria për vendin, fenë, familjen…
E kupton edhe se tingulli i sharkisë nuk është vetëm tingull; është një za qe del nga thellësia e një druri por shkon thelle ne zemrat e njerëzve, është një tingull qe ngulitet ne mendjet e krejt popullit;
E kur i mendon krejt këto e kupton edhe një gjë: qe Baci Osmani nuk ishte vetëm kengetar, rapsod apo shahir…
Kjo për arsye se janë disa njerëz qe nëse i shikojme me mikroskopin e mendjes mundesh me analizua krejt popullin vetëm tek ai njeri.
E Osman Sefa është pikërisht ai njeri i cili kishte një rol shume te madhe ne proceset historike ne te cilat kaloj populli ynë..
Ai i këndonte ATDHEUT dhe na bënte te gjithëve ta duam atdheun.
Ai i këndonte HERONJVE dhe na bënte ti duam ata.
Ai i këndonte FESË dhe na bënte ta duam atë…
Ai i këndonte MORALIT kombëtar e njerëzor dhe na bënte te jemi prej atyre qe e luftojmë degjenerimin …
Kur këndonte kengen MOJ SHQIPNI MOS THUAJ MAROVA na ipte optimizëm Kengen për Ahmet Delin Sakicën e tij e bënte aq krenar…
Per Ahmet Shtimen dhe guximin e tija
Per Shote e Azem Galicen
Per Salih Shabanin
Per Shaban Polluzhen e Mehmet Gradicen
Per Shkodren,per Elbasanin ,Krujen per Qanakalan dhe ne fund per :
Shaban Hamez e komandant Adem Jsharin……
Tu rrit nera Osman Sefa ashtu siç na i ke knaq zemrat tone me kengen tane Zoti te kënaqt dhe na bashkoftë ne xhennet AMIN !

- Advertisement -

MË TË FUNDIT