Hoxhë Latifi nuk mund t’i mbajë lotët kur tregon për amanetin e shokut të vrarë në luftë

Hoxhe Fatmir Latifaj imam në xhaminë e Shipolit ne Mitrovicë që njëherësh është edhe pajtimtar i familjareve që kishin më parë ngatërresa, emocionohet fortë në emisionin Kojshia Show, duke treguar një histori emocionuese për shokun e tij të vrarë të luftës se çfarë i kishte lënë amanet babës tij.

Ai ka folur për Nysret Osman Musën, i cili dy javë më parë i ka bërë 22 vjet që ka rënë dëshmor dhe të cilin hoxha Fatmir Latifaj e kishte shok nga Medresja.

“Unë kam qenë shumë i kujdeshëm në ruajtjen e literaturës të Medresesë dhe atij i është dashur t’i huazojë disa libra nga unë… Ka qenë viti 1998 dhe ne mobilizoheshim t’i përgjigjeshim kushtrimit të atdheut tonë. Nysreti me kërkonte librat e unë i thashë: Nysret, tash nuk është vakti i librave. Është koha që ato që i kemi mësu në libra me praktiku në istikame, për ta mbrojt dinjitetin dhe integritetin e popullit”, rrëfen hoxhë Fatmiri.

“I thashë Nysret, ti japi librat, por me kusht që t’mi kthesh librat. Kurrë nuk e harroj. Ma ka dhënë besën e shqiptarit. ‘Gjallë e vdekë, o Fatmir, pa t’i kthye nuk e lë… Ai del në Zonën Operative të Shalës e unë në Zonën Operative të Drenicës. Ai vritet në luftë e unë plagosem. Kur e marr unë veten. Kthehem prej spitalit ushtarak të Turqisë ku shkova të mjekohem. Në gusht të vitit 1999 kthehem dhe marr vesh që më është vrarë shoku dhe kjo ishte një goditje shumë e rëndë për mua”.

“Shkova me pa në familjen e tij dhe baba i tij Osmani, kur me sheh emocionohet shumë, emocionohem edhe unë. Baca Osman me thotë: ‘O Fatmir, pasha Zotin Nysretin çdo natë jam tu e pa ëndërr dhe po më thotë, a ia ke çu librat Fatmirit se ia kam dhënë besën e Zotit, se gjallë a vdekur pa t’i kthy s’e la”, ka rrëfyer me emocione hoxhë Fatmiri.

Për ta ndjekur këtë rrëfim ndiqeni nga minuta 15:50 të emisionit!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT