Hoxhaj për Skenderajin, ky vend është djep i lirisë dhe patriotizmit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar edhe një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë qëndruar për një vizitë në bastionin kryesor të PDK-së, në Skenderaj.

Së bashku me Veselin në Skenderajn, kanë qenë edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, mandej Bekim Haxhiu, Enver Hoxhaj, Rafet Rama si dhe shumë personalitet të tjera të PDK-së.

Pas fjalimit të Veselit, në skenën e ngritur për deputetët të Kuvendit të Kosovës doli Enver Hoxhaj, ku ndër të tjera tha se Skenderaj është djep i lirisë dhe patriotizmit për breza të tërë. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT