Hoxha nga Drenica ka frikë se po e bëjnë zëvendësministër (FOTO)

Vazhdon të rritet numri i zëvëndësministrave në qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Deri më tani janë emëruar mbi 50 ministra dhe ky numër po vazhdon të rritet.

Frika se mos po e bëjnë zëvendësministër e ka kapur edhe hoxhën nga Drenasi, Osman Musliu.

Ai ka ironizuar me një shkrim në profilin e tij në Facebook.”Hev ç’po tutna mos po me bajn zv. ministër”, ka shkruar Musliu.