Hoxha i Vushtrrisë i reagon Qeverisë Kurti: Vendosja e flamurit të LGBT mëkat, ata janë terrorista!

Qeveria Kurti është dorëzuar. Pas kritikave dhe ankesave, ajo ka pranuar ta vendosë flamurin e komunitetin LGBT+ në ndërtesën e saj.

Organizata CSGD, nga komuniteti në fjalë, ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.

Por, vendosja e këtij flamuri s’i ka pëlqyer aspak imamit të Vushtrrisë, Bedri Halili ai madje në një ligjeratë të mbajtur sot, ka kritikuar këtë veprim, derisa ka thënë se është mëkat, e së ky komunitet janë të prisht dhe të degjeneruar, transmeton Indeksonline.

“Qeveria pranon të vendos flamurin e LGBTI-së në ndërtesën e Qeverisë, edhe pse në kohën e kësaj epidemie. Është edhe mëkat edhe gjynaf, degjenerim dhe terrorizëm, që flamuri i këtyre grupeve të terroristëve, ekstremistëve, njerëzve të prisht të vihet flamuri të vendoset në ndërtesën e shtetit.

Është derdhë gjak i madh, për fenë e kombit tonë,për të drejtat tona kombëtare e fetare e njerëzore, për lirinë tonë, të vendoset flamuri i flliqt i prisht i njerëzve të prisht që shkatërron fenë, atdheun, shtetin, njerëzimin. Janë njerëz që i kanë kaluar të gjithë kufijtë të së keqës.

Kjo quhet jo kulturë, jo njerëzore”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndiqeni fjalimin e tij të plotë:

- Advertisement -

MË TË FUNDIT