Hoti pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Duhet të tregojmë maturi për të respektuar obligimet tona kushtetuese dhe ndërkombëtare

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në adresimin e tij për media paraditen e sotme ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Hoti ka folur edhe rreth propozim-aktakuzën nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, njofton Klan Kosova

Hoti deklaroi se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është arritja jonë më e madhe për realizimin e pavarësisë tonë.

“Zhvillimet politike dhe ato të fundit që kanë ndodhur e kanë ndërruar pak dinamikën e qeverisë tonë pas dorëzimit të aktakuzës nga Specialja”.

“Lufta çlirimtare është arritja më e madhe për të fituar pavarësi. Kjo luftë është e shenjtë dhe shpallja e pavarësisë e legjitimon luftën, po ashtu akti i Gjykatës Ndërkombëtare me njohjen e pavarësisë e legjitimon luftën tonë për liri. Duhet ta respektojmë rezufimin e pafajësisë derisa nuk ka një vendim. Duhet të tregojmë maturi për të respektuar obligimet tona kushtetuese dhe ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri Hoti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT