Hoti në IKSHPK: Gjendja është e rëndë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të diskutuar me personelin mjekësor, ndërsa tha se gjendja me pandeminë COVID-19 është e rëndë.

“Stafi mjekësor në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, nuk mund ta lënë frontin, duhet të jenë çdo ditë, çdo moment”.

“E di që janë lodhur tash e gjashtë muaj që përballen me këtë situatë…. Jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre dhe parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm, për përgatitjet që ne duhet bërë”, tha Hoti.

“Kjo tash është mision kombëtar për t’i dalë ballë kësaj pandemie, duke rrezikuar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre”, është shprehur Hoti.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT